Kopshti zoologjik i Aalborg-ut në Danimarkë ka nisur një fushatë të veçantë, duke kërkuar nga qytetarët të dhurojnë kafshë shtëpiake të shëndetshme, por të padëshiruara, për t’u përdorur si ushqim për grabitqarët e tij.
Habit kopshti zoologjik danez: Na jepni kafshët që nuk dëshironi të ushqejmë bishat

Kafshët që pranohen janë pula, lepuj, kavie dhe kuaj.
Sipas njoftimit zyrtar, kafshët e vogla eutanazohen në mënyrë profesionale dhe humane nga personeli i trajnuar.
Në rastin e kuajve, ata duhet të kenë pasaportë veterinare dhe të mos kenë marrë trajtime për sëmundje në 30 ditët e fundit.
Donatorët e kuajve mund të përfitojnë edhe lehtësime tatimore, në përputhje me ligjin danez.