Në kuadër të operacionit të koduar “Kryqëzimi”, një 21-vjeçar është arrestuar nga policia, pas kapjes me armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Arrestohet 21-vjeçari me armë zjarri dhe municion, momenti kur policia e shtrin në tokë

I riu u ndalua te kryqëzimi i Valiasit, ndërsa lëvizte me një automjet tip “Audi”. Gjatë kontrollit në mjet dhe banesë, atij iu gjetën një pushkë me municion, një thikë, pranga dhe një kapuç për maskim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi Gerald Qordja.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, kundër armëmbajtjes pa leje.