Të gjitha struktura akomoduese që funksionojnë me regjim ditor (B&B, bujtina) do të duhet të paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore dhe tarifën e pastrimit, në varësi të qarkullimit vjetor.
Shtohet një tjetër taksë/ Kush jep shtëpinë me qira ditore, ja sa do të paguajë…

Një projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranë” propozon shtimin për kategori të tjera biznesesh me qëllim llogaritjen e taksës së infrastrukturës arsimore dhe tarifën e pastrimit. Më herët në këtë taksë përfshiheshin vetëm Hotelet e motelet (lekë/dhomë në vit).
Po si do të llogaritet detyrimi për tarifën vendore të pastrimit dhe taksën për Infrastrukturën Arsimore sipas ndarjes së xhiros për strukturat e qirasë ditore?
Sipas vendimit nr.158, datë 26.12.2019 “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” taksa për Infrastrukturën Arsimore dhe Tarifa e Pastrimit llogaritet si detyrim fiks vjetor, por ndryshon sipas kategorisë së xhiros së biznesit.
Deri tani për njësitë e shërbimit tarifa e pastrimit paguhet vetëm nga hotelet dhe motelet. Psh. Tarifa e pastrimit, për një biznes në kategorinë e njësisë së shërbimit hotele dhe motele me xhiro vjetore nga 0 deri 2 milionë lekë tarifa e pastrimit është 5,750 lekë në vit.