Dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur në një fshat në Indi pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Moti i tm*rrshëm pêrbin një fshat të tërë, katër të vd*kur, mbi 100 të zhd*kur

Një raport fillestar thotë se katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 rezultojnë të zhdukur. Më shumë se një duzinë njerëzish janë bllokuar në rrënojat e ndërtesave të rrëmbyera nga ujërat e rrëmbyeshëm.
Vëllimi i madh i ujit që ra në një kohë të shkurtër shkaktoi një lumë balte, i cili rrëmbeu fshatin Darali në shtetin e Uttarakhand. Është një fshat turistik me disa hotele dhe bujtina për pelegrinët.
Dëshmitë e banorëve tregojnë se të paktën 20 vende akomodimi u rrëmbyen nga ujërat. Ekipet e ushtrisë dhe të shpëtimit kanë mbërritur në fshat për të gjetur të zhdukurit.
Dëshmitarë okularë në një fshat aty pranë që filmuan pamjet dramatike mund të dëgjohen duke bërtitur dhe duke thirrur “vraponi, ikni”, por ishte e vështirë për këdo që të shmangte valën e papritur të baltës.