Momente intime mes Xhensilës dhe Ledrit në prapaskenë – fansat shpërthejnë në komente! (VIDEO)

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kanë qenë ndër personazhet më të përfolur të Sunny Hill Festival 2025, dhe duket se spekulimet për një lidhje mes tyre po shtohen çdo ditë e më shumë.

Dy artistët performuan bashkë në një atmosferë elektrizuese, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk ishte vetëm performanca – ishin momentet intime në prapaskenë.

Në një video virale që po qarkullon në rrjetet sociale, Xhensila dhe Ledri shihen duke kërcyer ngushtë me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment dëgjohet këngëtarja duke i thënë atij:

“Jemi bërë histori.”

Frazë kjo që shumë e lidhën me komentet dhe zërat që po qarkullojnë për romancën e mundshme mes tyre.

Një tjetër detaj që ndezi spekulimet ishte momenti kur Ledri i puthi dorën Xhensilës në skenë, një gjest që u prit me duartrokitje nga publiku dhe ngjalli mijëra komente në rrjet.

Në një tjetër pjesë të videos, dyshja shihen duke qeshur dhe shikuar njëri-tjetrin në sy, duke lënë të kuptohet një kimi që shkon përtej bashkëpunimit artistik.

Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga dyshja për një lidhje romantike, por fansat janë më të bindur se kurrë: “Xhensila dhe Ledri janë bashkë!”

More posts