Iu komunikuan akuzat në SPAK, Meta do të gjykohet me gjykim të zakonshëm apo të shkurtuar? Avokati: Ish-Presidenti ka zero pasuri të vendosur nga korrupsioni

Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta do të kërkojë gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Lajmi u dha nga avokati i tij, pasi përfundimit të seancës ndaj Metës në organin e akuzave ku iu komunikuan akuzat.

“Do të shkojmë me gjykim normal të zakonshëm sepse është një çështje e cila duhet sqaruar dhe marrë fund”, theksoi ai.

Avokati shtoi se Meta ka zero pasuri të vendosur nga korrupsioni. Ndërsa shtoi se “mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”.

“Ata thonë që zgjidhet në Gjykatë. Ne në gjykatë do të shkojmë, do të përballemi dhe do të shkojmë me gjykim normal të zakonshëm sepse është një çështje e cila duhet sqaruar dhe marrë fund.

Meta politikisht flet vetë, unë flas juridikisht. Gjithë këtë periudhë në 6 vite, por edhe vitet e fundit janë bërë kërkesa e verifikime të të gjitha niveleve, pasuria dhe korrupsioni i Metës është zero.

Ish-Presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i Kuvendit ka zero korrupsion dhe zero pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”, tha avokati.

More posts