Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe e ka nisur me një apel dhe lutje për të gjithë qytetarët dhe pronarët e restoranteve, hoteleve e bareve.
Braçe i shqetësuar, i lutet qytetarëve dhe biznesmenëve: Blini…

Braçe ka ngritur alarmin për çmimin e shalqinit duke thënë se është i pamjaftueshëm dhe nuk mund të përballojë as koston e punëtorit që e vjel.
Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë sa më shumë shalqi, ndërkohë që biznesmenët ta përfshijnë atë në menutë e restoranteve dhe ‘beach bareve’ të tyre.
“SHALQINI ESHTE FRUTI I GUSHTIT! I SHENDETIT, VECANERISHT GJATE DITEVE TE NXEHTA, NDIHMON NE GJITHCKA! SHALQINI ESHTE NE KRIZE TE THELLE; CMIMI SOT NE DIVJAKE 6 LEKE PER KILOGRAME! (As kostoja e punetorit per ta vjele nuk del me kaq leke). Ka marre mund, sakrifica dhe para-shpenzime, kosto, te prodhohej. A MUND TU BEJ NJE LUTJE TE GJITHEVE?; BLINI SHALQI TANI, JO THJESHT SE ESHTE I SHENDETSHEM, FRUTI ME I SHENDETSHEM I GUSHTIT, POR EDHE PER TE NDIHMUAR, SHPETUAR BUJQIT! Te njejten LUTJE kam per HOTELET, RESTORANTET, BARET E BEACH BAREt: BEJENI MENU MASIVE SHALQININ!”,shkruan Braçe.