S’do ta besoni çfarë bëri Joz Marku në dasmën e motrës së Danja Kokës – “E mbajte fjalën!” (VIDEO)

Jozefin Marku është shfaqur si i ftuar special në dasmën e motrës së Danja Kokës, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 4”. 

Në pamjet e publikuara nga vetë Danja në InstaStory, shihet momenti kur Jozefini merr mikrofonin dhe këndon në sallën festive, duke entuziazmuar të pranishmit.

Joz Marku, e mbajte fjalën”, shkroi Danja në mbishkrimin e videos, duke treguar se premtimi për ta pasur mik në dasmë është përmbushur.

Të dy janë njohur gjatë eksperiencës së tyre në reality show, ku ruajtën një marrëdhënie pozitive, e cila mesa duket ka vijuar edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Ky moment ka emocionuar edhe fansat që kanë komentuar me nostalgji për lidhjet e krijuara në BBV.

More posts