E ndërsa Erion Veliaj vijon të heqë vizat e çdo dite që kalon në paraburgimin e Durrësit që prej mbrëmjes së 12 shkurtit, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa shijon rrezet e diellit me familjen e saj në bregdetin shqiptar.
Erion Veliaj po cm*ndet ne b*rg, Ajola Xoxa kapet m*t, ja si po e shijon jeten gruaja qe bleu 1 milion euro rroba (Video)

Në një video të siguruar nga “Ora News” shihet qartë Ajola Xoxa nën shoqërinë e të birit dhe nënës së saj në bregun e Qerretit aty ku dhe kanë banesën e tyre çifti Veliaj-Xoxa, që janë subjekt i hetimeve të SPAK-ut për një sërë akuzash të rënda.
Ndërkaq, kujtojmë se Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut, rrjetit social të mbyllur me vendim qeverie.
Ditën e djeshme ai ka publikuar një video ku fajëson për arrestimin dhe tentativën për ta poshtëruar, dhe u kujton këtyre personave se “karma” do të veprojë mbi ata që e deshën rrëzimin e tij, edhe pse po vonë.
Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë”, shkruan Veliaj sipër videos së publikuar në TikTok, teksa e shoqëron me këngën e Rihanna-s si sfond ku dëgjohet: A man! (Një burrë).