Drafti i ri i Kodit Penal, i hedhur për konsultim publik, përfshin një kapitull të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve, duke parashikuar për herë të parë dënime penale për braktisjen, keqtrajtimin dhe moskontrollin e tyre në hapësira publike.
Rrezikoni burg! Kush ka kafshë shtëpiake duhet ta lexojë me patjetër Kodin e Ri Penal

Sipas nenit 944, braktisja e një kafshe nga personi përgjegjës, në rrethana që rrezikojnë jetën ose shëndetin e saj, do të konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burg.
Sipas nenit 943, dëmtimi i përhershëm ose i përkohshëm i një kafshe shtëpiake, që jeton nën kontrollin e njeriut, përfshirë edhe akte me natyrë seksuale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vite.
Në rastet kur nga keqtrajtimi vjen ngordhja e kafshës, dënimi shtohet deri në 50%, si për kafshët shtëpiake ashtu edhe për ato të tjera vertebrore.
Neni 945 vendos përgjegjësi penale për ata që nuk kontrollojnë kafshët e tyre në hapësira publike. Nëse një kafshë (si p.sh. një qen) shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mosvendosjes së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Dënimi ashpërsohet nëse pasoja janë më të rënda.