Tragjedi : Djali 4-vjeçar bie nga dritarja e katit të 12-të dhe humb jetën ( VIDEO )

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 22 korrik , ku një djalë vetëm 4 vjeç ka humbur jetën pasi ra nga dritarja e një apartamenti në katin e 12-të.

Sipas raportimeve lokale, nëna e kishte vendosur djalin mbi një raft këpucësh pranë dritares së hapur. Ai ka tentuar të ulet në parvazin e dritares, por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga lartësia fatale.

Fëmija u dërgua menjëherë në spital, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë në moment për shkak të plagëve të rënda në kokë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për masa më të rrepta sigurie për fëmijët në banesat me kate të larta.

More posts