Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të një projekti të rëndësishëm investimi për kulturën dhe infrastrukturën publike.
Me kërkesë të Ramës/ Vendimi i Qeverisë: Pallatin e Kongreseve e merr në pronësi…

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij, nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, prona me numër 7/74 në zonën kadastrale 8160, Tiranë, i kalon nga Bashkia Tiranë në administrim Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kjo pronë ndodhet në zonën ku ndodhet Pallati i Kongreseve, dhe transferimi i saj ka si qëllim realizimin e projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, një nga godinat më ikonike për jetën kulturore dhe institucionale në kryeqytet.
Vendimi parashikon gjithashtu që prona në fjalë të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme publike të Bashkisë Tiranë, listë që ishte miratuar fillimisht me vendimin nr. 834, datë 13 dhjetor 2006, dhe që ka pësuar ndryshime ndër vite.