Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuco tregoi në emisionin Now në Euronews Albania si funksionojnë shërbimet sekrete të vendeve të huaja në vendin tonë.
Karamuço: Këto janë shtetet që kanë shërbimet më të fuqishme sekrete në Tiranë, çfare po gatuhet?

Ai u shpreh se shërbimet sekrete ose agjenturat janë mike dhe armike, ndërsa veçoi shërbimin sekret amerikan CIA që ndryshe nga agjenturat e tjera kanë stacionin e tyre në vendin tonë.
“Shërbimi ynë sekret ka dy degë; ajo kombëtare dhe ndërkombëtare, pra zbulimi dhe kundërzbulimi. Në degën kombëtare shtrirja e brendshme dhe funksionet e institucionit që kemi janë të lidhura me ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin, trafiqet, krimin e organizuar, që ndiqen brenda vendit dhe kanë të bëjnë me parandalimin e akteve, që lidhen me të huaj por edhe vendas.
Në nivel ndërkombëtar si shërbim jemi ende aktiv në rajon por edhe më gjerë. Ne kemi pasur një rrjet shumë aktiv në Britaninë e Madhe, kryesisht për krimin e organizuar të lidhura me celula që bënin trafikun e paligjshëm.
Jemi aktiv në disa prej këtyre shteteve për çështje konkrete ku kërkohet ndihma jonë për shkak të paligjshmërisë së grupeve kriminale. Këtu te ne ka shërbime inteligjente, pranë çdo ambasade.