Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku ishte thirrur për t’u pyetur në kuadër të hetimeve për çështjen e shumëpërfolur “Partizani”. Shkaku i mungesës, sipas avokatit të tij Ledio Nuraj, ka qenë gjendja shëndetësore e rënduar e Berishës, i cili është prekur nga një virozë.
Në ambientet e SPAK ka qenë i pranishëm vetëm avokati mbrojtës, i cili ka depozituar dokumentacionin përkatës që justifikon mungesën për arsye mjekësore, duke njoftuar se Berisha nuk është në gjendje të lërë banesën.
Nderkohe ne nje lajm te vitit 2018 nga Shqiperia Sot eshte zbuluar detaje mbi shqetesimet shendetesore te Sali Berishes
Ish kryeministri vuan çrregullimet e personalitetit, ku tani është i qeshur, kalon në gjendje agresive më pas, dhe në fund qan me dënesë për minuta të tëra. Mbahen nën kontroll nga mjekët me ilaçe me përmbajtje narkotike mjekësore. Nën kurë është mbajtur që në kohë të Enverit, si u shpëtua nga paraliza më 12 dhjetor 2011, dhe si i ka marrë paraliza, këmbën, krahun e syrin tani
Sali Berisha duket shumë aktiv në rrjetet sociale, në sulmet ndaj qeverisë së Ramës por dhe në denoncimin e qeverisë përmes “qytetarit dixhital”.
Duke qënë se rrjetet sociale të japin “luksin” që të shkruash dhe nga krevati po të duash, shumë pak njerëz e kanë parë ish kryeministrin Sali Berisha këtë verë të lëvizë në mënyrë aktive sikurse janë mësuar ta shohin.
Tashmë kanë përfunduar kohët kur ish kryeministri demokrat shihej duke shetitur bregut të detit tek vila e tij në Gjirin e Lalzit apo në klimë malore në Dajt.
I vetmi rast që është parë është ai i para dy muajve, kur Sali Berisha bashkë me bashkëshorten kanë qënë në malet e Rugovës për të pushuar, duke qënë dhe përkundruall maleve të vendlindjes së tij Tropojë.
Por Sali Berisha shfaqjen e fundit publike, pas mbylljes së punimeve të Kuvendit e ka bërë në takim me kreun e komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri disa ditë më parë, në zyrën e ish kreut të qeverisë shqiptare.
Madje ka bërë dhe një dalje mediatike, ku Berisha ka folur për tezën e Thaçit për ridefinimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikshmërisë së kësaj teze dhe çfarë humbin shqiptarët.
Me sy të thjeshtë dukej se Sali Berisha ishte kapluar nga një zbehtësi e nivelit të lartë, ndoshta dhe për shkak mosekspozimit në diell, si dhe problemeve të rënda shëndetësore.
Madje vihej re fare lehtë që lodhja e kishte dominuar shëndetin e ish kryeministrit, i cili me sforco të madhe arriti të bënte një deklaratë të shkurtër për ta përcjellë përmes videos.
Dhe këtë deklaratë e ka dhënë me shumë sforco, të shoqëruar dhe me shumë gjestikulacione si për ta nxjerrë më lehtë fjalën.
Burime pranë ish kryeministrit mësohet se për të bërë atë deklaratë publike, Berisha ka marrë shumë inxheksione dhe stimulues, ku nuk përjashtohen drogërat e lehta mjekësore dhe të kontrolluara rreptësisht nga mjeku që e ka nën kontroll.
Bëhet fjalë për Mentor Petrelën.
Njëherësh bëhet e ditur se Berisha është me të vërtetë i sëmurë rëndë dhe një sërë sëmundjesh e kanë lodhur, duke filluar nga sëmundjet nervore që kanë sjellë njëfarë paralize në anën e majtë të tij, ku krahun, këmbën dhe syrin i lëviz me shumë vështirësi. Shpesh syri i ngrin, dhe as që lëviz fare qepallën.
Berisha është nën një kontroll të rreptë mjekësor, pasi dhe humbja e imunitetit e ka dëmtuar duke e lënë atë të ekspozuar ndaj shumë sëmundjeve, qoftë dhe virale.
Mësohet se së shpejti ish kryeministri Berisha do të rrugëtojë drejt Austrisë, ku shkon çdo vit për t’u kuruar dhe rikuperuar për të qënë i gatshëm të përballojë vitin e ashpër politik.
Shumë herë është shkruar se Berisha pasi ka përballuar me vështirësi sëmundjen e të fiktit (Lipoteminë) dhe Dementinë si dhe problemet e forta nervore dhe kardiake, pritet që brenda shtatorit të bëjë një kontroll të imtë shëndetësor në Austri. Në Austri gjen dhe supermbesën.
Burimet thanë se pavarësisht se Berisha nuk e jep veten dhe punon shumë, për të qënë gjithnjë prezent në publik, gjendja e tij shëndetësore e mirë është kalimtare, dhe nën efektin e ilaçeve.
Por mësohet se tashmë janë shpeshtuar shumë shpërthimet e Berishës, dalja jashtë kontrollit e tij, ndryshimi i personalitetit, herë është i qeshur, herë shpërthen në agresivitet dhe pastaj kalon minuta të tëra duke qarë me dënesë. Çka e rëndon shumë shëndetin e tij mendor e fizik.
Sëmundjet e Berishës janë shfaqur që herët, në kohën e Enver Hoxhës
Sali Berisha ka qënë gjithnjë nën goditjen e kundërshtarëve politikë, të cilët e argumentonin pamundësinë e tij për të qënë në krye të vendit me faktin se është i sëmurë mendërisht.
Për jo specialistët kjo quhet një sëmundje nervore, që e bën atë të paaksesueshëm me shoqërinë apo ambientin ku kontribuon.
Sali Berisha për hir të së vërtetës ka treguar se është një i sëmurë kronik përsa i përket pushtetit, dëgjimit të mendimit të tjetrit por dhe reagimit ndaj kundërshtarëve politik.
Krimet e tij kanë qënë monstruoze, duke filluar nga futja në burg e kundërshtarit të tij politik Fatos Nano, mbrojtja e firmave piramidale dhe dërgimi i ushtrisë, SHIK dhe forcave paramiltare për t’i përdorur kundër jugut të vendit.