Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot lajmin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë, është njohur zyrtarisht nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Kryeministri Rama jep lajmin/ ”Shqipëria ka marrë “OK” nga…

Kreu i qeverisë shkruan se Autoriteti i Aviacionit Civil tashmë përmbush plotësisht të gjitha standartet e përcaktuara nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore.
“Me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, thuhet në postimin e Ramës.