Një kartë American Expres në emër të Monika Kryemadhit, Prokuroria e Posaçme ka arritur të zbuloje nga ekspertimi telefonik i një aparati që është gjetur në banesën e Fatime Krymadhit. Prokuroria e Posaçme ka siguruar një letërporosi nga Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kartat e kreditit në emër të Adrian Shatku.
Të mos shpenzohen më shumë se 100 mijë dollarë në muaj”/ Monika Kryemadhi përdori kartën për herë të parë në 2016

Nga të dhënat e përcjella nga Kompania Amex rezulton se në datën 07 Dhjetor 2014, ështe bërë një pagesë në vlerën 2500 USD si tarifë antarësimi e Monika Kryemadhit në American Express. Në pasqyrën përmbledhëse për të dhënat e llogarisë së kartës Amex që përfundon me numrat 3-31009, në emër të Adrian
Shatkut, pasqyrohen shpenzimet edhe të një karte AMEX Centurion (shtojcë) me numra të fundit 3-31017.
Në pasqyrën analitike të blerjeve që janë kryer në muajin Dhjetor 2014 rezulton se mbajtëse e kartës AMEX Centurion me numra të fundit 3-31017, është shtetasja Monika Kryemadhi. Limiti i shpenzimeve mujore për këtë kartë është 100,000 USD.
Kjo kartë është përdorur për herë të parë në datën 6 Dhjetor 2014 për blerje në dyqanet Selfridges në Londër dhe shpenzimi i fundit me këtë kartë është bërë ne datën 19 Nëntor 2017 për pagesa në hotelin Berkeley Londër. Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXX3-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nentor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD.