Kryemadhi habit teksa gjen unazën me diamant dhe rubin përballë SPAK: Do paguaj…

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Mesditën e së martës, Kryemadhi është paraqitur në SPAK për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj saj.

Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë. Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant dhe rubin, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit.

Gjeta një unazë dhe thoni pastaj që s’jam me fat. Është me rubin dhe me diamant, e kam gurin e fatit unë këtë. Kjo rrugë është nën vëzhgim. E gjeta sapo zbrita” u shpreh Kryemadhi me humor.

Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin: “Po e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin. Mund ta ketë hedhur ndonjëra që është zënë, i ka thënë ‘nuk e dua unazën tënde’.

More posts