“U fut brenda dhe e goditi pa mëshirë” – Detajet tronditëse nga plagosja e 25-vjeçarit në mes të ditës

Zbardhen detaje tronditëse nga plagosja me thikë që ndodhi në mes të ditës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në një berberhane, ku 25-vjeçari Margarit Shakaj u sulmua papritur nga Shkëmbor Skënderaj, si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes tyre.

Autori ka hyrë në ambientin ku ndodhej i riu dhe pa thënë asnjë fjalë, e ka goditur me thikë në kraharor. Pas sulmit të befasishëm, ai hodhi armën e krimit në trotuar dhe u largua me vrap nëpër rrugicat e lagjes.

Shakaj është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia.

Banorët e zonës janë të tronditur, ndërsa kamerat e sigurisë pritet të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorit që ndodhet në arrati.