Jashtë është 40 gradë, pini sa më shumë ujë”, Erion Veliaj këshillon nga qelia mirëqenien e qytetarëve dhe kafshëve shtëpiake

Përgjatë ditëve të fundit vendi ynë u përfshi nga një valë e nxehtë ku termometri shënoi mbi 40 gradë celsius.

Përpos thirrjeve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe mjekëve, që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta vere, edhe kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka lënë “pas dore” qytetarët e tij.

Në rrjetin e tij social në platformën “TikTok”, i cili menaxhohet nga stafi i tij, kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vende sa më të freskëta dhe të evidentojnë daljet jashtë banesave të tyre

Ndërkohë që bëri apel për të konsumuar sa më shumë ujë dhe se në të gjithë qytetin e Tiranës, Bashkia është kujdes duke ngritur çadra me qëllim që qytetarët, por jo vetëm, madje dhe kafshët shtëpiake të gjejnë një vend të freskët.

“Hey përshëndetje të gjithëve është 40 gradë jashtë. Qëndroni të hidratuar dhe pini ujë”, dëgjohet të thotë Veliaj në videon e filmuar një vit më parë por që është ripostuar sërish në llogarinë e kryebashkiakut.

More posts