Një numër në rritje i punëtorëve të huaj po zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre për një jetë më të mirë. Midis tyre, janë edhe punonjës nga India dhe Filipinet, të cilët kanë lënë pas vendin e tyre për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Europën Juglindore.
Ikja e shqiptareve seshte problem! Indianët dhe filipinasit “zaptojnë” vendet e punës në Shqipëri, sa po paguhen? (video)

Top Channel i ka vizituar në vendin e punës, aty ku çdo ditë kryejnë me përkushtim detyrat që u janë besuar. Ndërkohë që ata nuk zotërojnë ende mirë gjuhën shqipe, buzëqeshja dhe mirënjohja për mundësinë që iu është dhënë flasin më shumë se fjalët.
“Vija nga India. Në vendin tim nuk e përballoja jetesën”
Një nga punonjësit indian, i cili tashmë ka një vit që punon në Shqipëri, rrëfen se ndonëse u përball me vështirësi në fillim, mikpritja dhe mbështetja që gjeti nga kolegët shqiptarë e ndihmuan të përshtatet.
“Njerëzit janë shumë të mirë. Më ndihmuan të gjej punë. Gjuha ishte e vështirë në fillim, por më ndihmuan. Jam i kënaqur. Në Indi nuk më mjaftonin paratë. Këtu mund të punoj, të jetoj dhe të kursej”, – tregon ai me mirënjohje.
Një tjetër punonjës indian, tashmë prej dy vitesh në vendin tonë, thotë:
“Shqipëria është vend i mirë për të punuar. Nuk kam mësuar ende shqip, por jam përshtatur. Dua të vazhdoj të jetoj dhe punoj këtu”.
Nga Filipinet në Shqipëri, me familjen
Një tjetër histori prekëse është ajo e një punonjësi filipinas, i cili ka ardhur së bashku me familjen për të ndërtuar një jetë të re në Shqipëri. Ai përpiqet të flasë në shqip, ndonëse me vështirësi, dhe rrëfen me sinqeritet se vendimi për t’u larguar nga atdheu ishte i vështirë, por i domosdoshëm për mirëqenien e familjes së tij.