Ardian Isufi, nënkomisari ‘boksier’ që sot u vendos në vëmendje të shoqërisë për veprimet e dhunshme ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, duket se e ndjen veten si një padrino i vërtetë në qytetin bregdetar.
Dalin pslliqet e policit dhnues: Ja si e sfidonte shtetin me makinat lluksoze dhe ndaj policve, pse te gjithe nuk e donin

Aktualisht Ardian Isufi mban postin e Ofircerit të Policisë Kufitare në Dibër, por më parë ka qenë sher i Policisë Rrugore në Vlorë, pozicion që si duket i ka forcuar pozitat atij në këtë qytet.
Nën shoqërinë e Laert Bimos, një personazh i njohur për Policinë, Ardian Isufi tregoi muskujt mbrëmë ndaj kamarierit 18-vjeçar që ngatërroi porosinë duke i çuar një ujë më shumë në tavolinë. Por kjo ngjarje u pasua nga një sherr më i madh, në të cilin u përfshi dhe Vasil Bedinaj, pronari i hotelit, i cili dhunoi nënkomisarin duke e bërë për spital.
JOQ Albania mëson se gjatë kohës që Isufi ishe shterr i Policisë Rrugore në Vlorë, përdorte një gjuhë shumë banale ndaj efektivëve dhe qytetarëve, teksa lëvizte si një gangster i vërtetë me një “Range Rover” luksoz që e përdorte pa targa.
“Unë i njoh personalisht të dy dhe Laert Bimo dhe Ardian Isufi. Të dy janë personazhe te njohur antipatike ne Vlore, besoj e keni vene re nga mesazhet e shumta qe keni marre. Personi qe godet kamarierin eshte Laert Bimo. Dyshoj se pamjet janë fshire nga vete stafi i ‘Regina Garden’ dhe janë nxjerre vetem ato qe kane interes pronaret.