Polici dh*noi kamarierin! Edi Rama i jep ‘g*ditjen finale’ ja cfare do i ndodhe ish SHEFIT,

TIRANË– Të përjashtohet nga radhët e Policisë pa kthim dhe të dalë para drejtësisë. Ky është reagimi i kryeministrit Edi Rama për efektivin e Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, i cili bashkë me mikun e tij dhunoi një kamerier 18-vjeçar në një hotel në Vlorë.

Jo vetëm kaq, por përgjegjësia e efektivëve para ligjit do të rritet me reformën e re për kontrollin e territorit. Kryeministri shkruan se policëve apo punonjësve të tjerë të shtetit s’do tu tolerohet asnjë shkelje që cenojnë komunitetin apo qytetarin.

“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cenojnë  komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit”, shkruan Rama.

Rama sqaron se në reformën e re parashikohet ndjekje penale dhe përjashtim nga detyra për një numër të konsiderueshëm vitesh për të gjithë punonjësit e shtetit në rast se zotërojnë një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo shfrytëzojnë një hapësirë publike për të nxjerrë fitim.

“Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim, përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë do të ndiqet penalisht dhe do përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh”, sqaron Rama.

Një incident i rëndë ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku një konflikt për një shishe ujë më shumë përfundoi me dhunë fizike dhe ndërhyrje të policisë. Gjatë natës, Nënkomisari Ardian Isufi, ish-shef i Rrugores së Vlorës dhe aktualisht oficer i Policisë Kufitare në Dibër, së bashku me shtetasin Leart Bimo, kanë dhunuar një kamerier 18-vjeçar në lokal.

Situata u përshkallëzua më tej kur pronari i lokalit dhe i “Regina Group”, Vasil Bedinaj, ndërhyri në mbrojtje të kamerierit dhe goditi oficerin Isufi, i cili mbeti i plagosur dhe u shtrua në Spitalin Rajonal të Vlorës. Kjo nuk është hera e parë që Vasil Bedinaj, një biznesmen i njohur në Vlorë dhe pronar i një rrjeti hotelesh dhe restorantesh, përfshihet në dhunë fizike.

Në gusht të vitit 2024, Bedinaj sulmoi me grusht në fytyrë një qytetar që kishte shprehur pakënaqësi për hapësirat e plazhit të zëna nga hoteleri i tij. Konflikti u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, ndërsa situata u shmang nga përleshje më të thella falë ndërhyrjes së personave të tjerë.

Vasil Bedinaj ka qenë më parë në qendër të vëmendjes për probleme ligjore dhe konflikte të ndryshme, duke përfshirë ndërtim pa leje në zonën e Radhimës dhe një atentat në tentativë në vitin 2016. Për më tepër, ai ka bërë kërkesa për projekte të mëdha turistike, si ngritja e një stacioni plazhi në Ishullin e Sazanit, që kanë ngjallur shqetësime për veprimtarinë dhe ndikimin e tij në bregdetin e Vlorës.

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një lokal në zonën e Skelës, ku një kamarier 18-vjeçar u dhunua nga një efektiv policie jashtë shërbimit. Burime zyrtare bëjnë me dije se pronari i lokalit V. B., 53 vjeç, ka ndërhyrë për të mbrojtur punonjësin e tij dhe ka goditur njërin prej agresorëve, ish-shefin e qarkullimit rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, i cili më pas ka përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi pas një incident të parëndësishëm gjatë shërbimit, kur në tavolinën e klientëve ishte sjellë një shishe ujë më shumë sesa ishte porositur. Kjo u bë shkak që Ardian Isufi, aktualisht oficer në Policinë Kufitare Dibër, dhe shtetasi Leart Bimo, me precedentë penalë, të dhunonin fizikisht dhe verbalisht kamarierin.

Lexo edhe :

Pamjet e kamerave dhe dëshmitë në vendngjarje konfirmuan agresionin e ushtruar ndaj të riut, i cili mori goditje në fytyrë dhe qafë. Menjëherë pas dhunës, pronari i lokalit ndërhyri për të ndaluar sulmin, duke goditur vetë Ardian Isufin, i cili për shkak të lëndimeve përfundoi në spital.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të oficerit Ardian Isufi, deri në përfundimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Reagim i Policisë së Shtetit

Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.

More posts