Sherr masiv në Spitalin e Fierit: Pamje tronditëse tregojnë përplasje brutale mes burrave, grave dhe të rinjve! ( VIDEO)

Pamje të reja tronditëse kanë dalë nga një ngjarje e pazakontë që ndodhi pasditen e sotme në ambientet e Spitalit Rajonal të Fierit, ku situata doli jashtë kontrollit dhe u përshkallëzua në një sherr masiv. Burra, gra dhe të rinj janë përfshirë në një përplasje fizike të ashpër, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe çfarëdo që u zinte dora.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gjithçka nisi mes disa të rinjve dhe më pas u përfshinë edhe gratë, për të kulmuar në një konflikt të dhunshëm mes burrave. Sherri vazhdoi jashtë ambienteve të spitalit dhe pati nevojë për ndërhyrjen e policisë, e cila e pati të vështirë të vendoste qetësinë.

Të përfshirët në konflikt dyshohet se janë nga zona e Levanit dhe mësohet se kishin ndjekur njëri-tjetrin deri në spital, ku ndodhi edhe përplasja finale. Pamjet tregojnë se ata bllokuan hyrjen kryesore të spitalit, duke penguar aksesin e pacientëve dhe stafit mjekësor.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e sigurisë dhe kontrollit në institucionet publike, ndërsa theksohet nevoja për reagim të menjëhershëm në raste të tilla konflikti për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

More posts