Brenda pranverës së këtij viti, do të jetë gati harta e re e çmimeve të pronave në të gjithë vendin.
Harta e re e çmimeve të pronave në bregdet, eksperti tregon lajmin e keq…

Drejtori i politikës fiskale Niko Lera, ka sqaruar se si do të bëhet ndarja e zonave në vijën bregdetare të Shqipërisë.
“Nëse Tirana është e ndarë në rreth 33 nën zona, edhe për qytetet e tjera synojmë të bëjmë pikërisht këtë. Për këtë arsye po punojmë me ASHK dhe shumë institucione të tjera që janë të lidhura. Do marrim bregdetin, ku do diferencohet vija e parë, e dytë dhe e tretë, pasi ju e dini që edhe çmimet ndryshojnë në varësi të afërsisë me bregun. Ashtu edhe për qytetet, për shembull zona e Kënetës nuk mund të ketë të njëjtat çmime me zonën e pedonales apo të tjerat”, tha Lera.
Caktimi i çmimit të referencës bëhet për të frenuar abuzimet në shitjet e pronave, pasi shpesh në kontratë nuk deklarohet vlera reale e objektit të shitur. (Pra një apartament në bregdet në Durrës, shitet me 1500 euro, por deklarohet me 700 euro duke iu afruar çmimit të referencës në këtë qytet.)