Gazetari Artan Hoxha ka treguar një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur me një qen antidrogë të Policisë së Shtetit.
Artan Hoxha: Qeni antidr*gë i policisë u hodh nga kati i tretë dhe ng*rdhi, se b*soni cfare i bënë policët

Sipas pretendimeve të gazetarit, qeni mori mbidozë kokaine gjatë procesit të stërvitjes, dhe më pas u dha lajmi se ai ngordhi pasi u hodh nga kati i tretë i një ndërtese.
Sipas tij, e gjitha ndodhi me qëllim pasi qeni po zbulonte më shumë ngarkesa me drogë se sa duhej, dhe në këtë mënyrë po i prishte punë policisë.
Artan Hoxha ndër të tjera tha:
“Qeni antidrogë po kapte më shumë. Por që qeni ta nuhasë, edhe atij i jepet lënda narkotike që t’i zhvillohet nuhatja. Pastaj pa pritur u dha lajmi që qeni u hodh nga kati tretë dhe ngordhi. Kishte marrë mbidozë. U gjet që qeni kishte përdor lëndë narkotike. Qeni u bë pengesë, se nuk reagonte pozitivisht. Nuk e hante urdhrin. Ca ti bënin, i dhanë mbidozë.”