SHQIPËRIA NË ALARM/ Paralajmërimi i fortë i Ministrisë: Rrezik për…

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjete sociale ka paralajmëruar se ditën e sotme (datë 26 Korrik 2025), pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Pirro Vengu bën thirrje për të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë për bashkëpunim si dhe apelon qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë për çdo rast tek autoritetet.

Prej disa ditësh në vendin tonë vatra të shumta zjarri janë përhapur për shkak të temperaturave të larta ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet e qëllimshme.

Zjarrfikësit dhe banorët e qarqeve të prekura nga zjarri, çdo ditë luftojnë me flakët të cilat rrezikojnë banesat e tyre. Situata paraqitet mjaft problematike në jug të vendit.

More posts