Ermir Ndreaj është një nga personat e vënë në pranga në kuadër të aksionit të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), një aksion që nisi një natë më parë.
E bujshme! SPAK arr*ston pronarin e “Cinco Cavalli”, Ermir Ndreaj BIZNESMEN i disa bizneseve LUKSOZE në Shqipëri!

Deri më tani janë vënë në pranga katër persona, mes tyre dhe dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani si dhe Ermir Ndreaj.
Një tjetër person raportohet se është vënë në pranga në Elbasan, por emri i tij nuk është zbardhur ende.
Por, ndryshe nga dy vëllezërit, Ermir Ndreaj nuk është një emër i padëgjuar, si për median shqiptare, ashtu edhe për atë ndërkombëtare.
Ndreaj jeton në Tiranë, pasi deri një natë më parë, për autoritetet shqiptare ai rezulton një biznesmen mjaft i fuqishëm pasi ka ngritur aktivitete si klub nate, restorant luksoz si dhe një klinikë estetike mjaft me emër.