Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në fshatin Frashër të Fierit merr përmasa edhe më të errëta, pasi kanë dalë në dritë detaje të reja nga hetimet mbi vrasjen e Anesti Ramës, 56 vjeç, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij 26-vjeçare, E.R.
Horror! Vajza e godet babain në vendin intim, i dashuri e mban ndërsa ajo e mbyt me tel – ja çfarë zbuluan përgjimet

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në momentin e krimit, në banesë ndodheshin vetë autorja, nëna e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe një person i tretë, Çlirim Dogani, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.
Sipas hetimeve paraprake, vajza fillimisht ka goditur të atin në organet gjenitale, duke e rrëzuar përtokë. Më pas, Dogani dyshohet se e ka mbajtur viktimën nga duart, teksa 26-vjeçarja e mbyti me tel. Po ashtu, në vendin e krimit janë gjetur shenja që sugjerojnë përdorimin e mjeteve të forta dhe prerëse gjatë aktit të dhunshëm.
Ndërkohë, nëna e vajzës është përfshirë në përpjekjen për të fshehur gjurmët e krimit, duke ndihmuar në pastrimin e trupit të pajetë dhe të gjakut në banesë, për të inskenuar një vdekje aksidentale.
Zbardhja e skemës kriminale u bë e mundur përmes përgjimeve telefonike. Pas vrasjes, 26-vjeçarja ka komunikuar me Doganin, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje intime. Dogani është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, fakt që i jep ngjarjes një tjetër dimension tronditës.