D*shnori ishte moshatar i babait! Nuk e la te fejohej pas 3 burrave

Detaje tronditëse dalin nga ngjarja makabre në fshatin Frashëri të Fierit, ku Ermalinda Rama dyshohet masakroi të atin mbrëmjen e 23 korrikut në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se Ermalinda ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i është i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore.

Më herët, mësohet se 26-vjeçarja ka qenë e fejuar 3 herë, por është ndarë, pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.

Dyshimet janë se ajo i mori jetën të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani ndërkohë ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se ndodhej në fshatin e tij, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi.

Burime bëjnë me dije se Ermalinda jetonte herë pas here në fshatin Suk të Roskovecit, ku motra e saj është e martuar dhe jeton prej vitesh. Në këtë zonë, konkretisht në Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj, Ermalinda mësohet se punonte në serat e fermerëve vendas.

Dyshohet se pikërisht aty është njohur me Çlirim Doganin, me të cilin më pas ka nisur një lidhje dashurie, që mesa duket është kundërshtuar nga i ati i Ermalindës, Anesti Rama.

Dogani nga ana tjetër mësohet se është i martuar dhe baba i disa fëmijëve në moshë madhore. Ai mohon çdo përfshirje në ngjarje dhe ka deklaruar përpara hetuesve se në momentin e krimit ndodhej në fshatin e tij, larg vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se Ermalinda ka qenë më herët e fejuar tre herë, por është ndarë në të gjitha rastet për shkak të kundërshtimit të babait të saj.

Hetuesit dyshojnë se ky konflikt i përsëritur ka agravuar marrëdhëniet mes të bijës dhe të atit, duke e parë këtë të fundit si pengesë për jetën e saj personale, e ç’ka dhe mund ta ketë shtyrë drejt akit të rëndë.

“Viktima i masakruar edhe në organet gjenitale”

Gazetari Poli Hoxha ndau detaje nga vrasja makabre e 56-vjeçarit Anesti Rama, ditën e zbulimit të krimit, më 24 Korrik.

I ftuar në emisionin ‘Log.’ në News24, gazetari tha se 56-vjeçari është masakruar në organet gjenitale, përveç mbytjes me tel në grykë, çka ka bërë që policia të dyshojë se në vrasje mund të kenë marrë pjesë edhe autorë të tjerë.

Poli Hoxha: Zakonisht këto lloj vrasjesh janë si pasojë e traumave dhe dramave brenda familjes. Me gjitha gjasat, nga elementet që kanë dalë deri tani, është pak shumë kështu, sepse fillimisht, vajza nuk e ka pranuar, pastaj më vonë para policisë ka thënë se nuk më linte të vishesha, të dilja dhe gjëra të tjera.

Por edhe këto që ka thënë, nga informacionet e fundit që kam unë, është vënë në dyshim dhe dyshohet se ka edhe bashkëpunëtorë, sepse nga këqyrja e trupit të viktimës, pasi e kanë larë dhe kanë dashur të heqin sa më shumë gjurmë. Duket se mund të ketë bashkëpunëtorë, por më kryesorja është se nuk është mbytur vetëm me telin në fyt, por është masakruar edhe nga organet gjenitale. Ky është elementi i ri që duket se i hap hetimet dhe që sjell një dramë të më thellë, një urrejtje e akumuluar.

VËLLAI I TË NDJERIT

Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit, mes tronditjes tregon se prej 2 vitesh e gjysmë nuk kishte kontakt me të vëllanë.

“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time, e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i thosha si është Anesti”, – tha vëllai i viktimës.

Ndërsa kushëriri i 56-vjeçarit, Edmond Rama, pohon se çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme.

“Policia ka ardhur këtu 10- 15 herë”, – thotë kushëriri, por me sa duket, e ka braktisur familjen Rama në historinë e errët, derisa mbrëmjen e së mërkurës 56- vjeçarit iu mor edhe jeta.

More posts