E bujshme/ Avokatët e Erion Veliajt kërkesë Burgjeve: Duam…

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për informacion dhe dokumentacion lidhur me vizitën mjekësore të klientit të tyre të zhvilluar më 17 korrik 2025.

Sipas tyre vizita mjekësore e cila i ishte refuzuar disa herë më parë Veliajt, u shoqërua me masa të jashtëzakonshme sigurie, përfshirë rreth 30 efektivë policie dhe hetues të BKH-së.

Avokatët pretendojnë se disa prej këtyre efektivëve kanë qenë të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, çka e konsiderojnë si një shkelje të hapur të protokolleve mjekësore dhe të standardeve të trajtimit njerëzor.

Kjo vizitë pasi i është refuzuar disa herë, dhe pasi ju miratua është shoqërua me një prani të jashtëzakonshme sigurie prej rreth 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së, disa prej të cilëve ishin të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, masa të papërshtatshme dhe të pajustifikuara për një person si zoti Veliaj dhe në shkelje të çdo protokolli mjekësor”, theksojnë avokatët.

Në kërkesën drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, kërkohet transparencë e plotë mbi procedurat e ndjekura gjatë shoqërimit, përfshirë numrin e forcave të angazhuara, kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor dhe planin e masave të zbatuara për këtë rast.

More posts