Të paktën gjashtë persona janë vrarë, 16 të plagosur dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi gazi në një apartament në qytetin perëndimor rus të Saratov, thanë autoritetet lokale.
E rende! 6 te vd*kur dhe 16 të pl*gosur nga shpërthimi i gazit në një apartament, 4 persona rezultojnë të zhd*kur

Ministria e Emergjencave konfirmoi nëpërmjet Telegram se numri i të vdekurve ishte rritur në gjashtë. Viktima e fundit ishte një burrë që u nxor i gjallë nga ekipet e shpëtimit pasi qëndroi i bllokuar në rrënoja për gjashtë orë, por më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra.
Katër persona janë ende të zhdukur, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon dhe Ministri i Situatave të Emergjencave Alexander Kurenkov ka shkuar me nxitim në zonë.
Shpërthimi ndodhi në mesditë në një ndërtesë dhjetëkatëshe. Më shumë se 30 apartamente u shkatërruan, tha Roman Bushargin, guvernatori i rajonit të Saratovit, i cili shpalli një ditë zie.