Gjatë vitit 1999, kur lufta në Kosovë po merrte përmasa tragjike, mijëra familje shqiptare hapën dyert për të pritur refugjatë nga Kosova.
I hapi derën gjatë luftës së Kosovës, gruaja nga Tirana takohet pas 26 vitesh me vajzën nga Peja!

Një prej tyre ishte znj. Lule, një grua nga Tirana, e cila priti në shtëpinë e saj një vajzë të vogël dhe nënën e saj që kishin ikur nga Peja për të shpëtuar jetën.
Vajza, vetëm 9 vjeç atëherë, u vendos në shtëpinë e saj për më shumë se 5 muaj. Gjatë kësaj kohe, ndonëse të panjohura më parë, lidhja mes tyre u bë aq e fortë sa znj. Lule e konsideronte atë si vajzën e saj të dytë. Por, me përfundimin e luftës, familja nga Peja u kthye në Kosovë dhe kontakti u humb.