Dr*dhet politika dhe cunat me targa lluksi/ “Pasurimi i paligjshëm” futet në Kodin e ri Penal, 7 vite b*rg kush nuk justifikon milionat

Zbardhen detaje nga ndryshimet në Kodin Penal…

Kodi i ri Penal duket se do të shkundë nga themelet politikën. “Pamfleti” ka siguruar draftin e prezantuar sot nga Ministria e Drejtësisë dhe janë futur një numër i madh nenesh të reja që kanë të bëjnë me zyrtarët, ku në disa raste ka lehtësime dënimi dhe në disa raste ashpërsim të tyre.

Por në kodin e ri, është futur për herë të parë një nen, i cili nëse zbatohet, do të tronditë politikën. Bëhet fjalë për pasurimin e paligjshëm.

Ka qenë Kryeprokurori Olsian Çela, i cili prej disa vitesh ka propozuar futjen e një neni të tillë, me qëllim që kushdo që nuk e justifikon pasurinë të dënohet, edhe pse nuk vërtetohet se ai ka kryer vepër penale.

Sipas parashikimeve të reja, kushdo funksionar që nuk justifikon pasurinë, mund të dënohet nga 2 deri në 7 vite burgim. “Pasurimi i paligjshëm, nëpërmjet shtimit domethënës, të rëndësishëm e të pajustifikuar te saj, e cila kapërcen mundësinë për tu siguruar me të ardhurat e ligjshme të deklaruara nga zyrtari publik, dënohet me burgim nga 2 deri ne 7 vjet”, thuhet në nenin 314.

Prej më shumë se 3 vitesh, kyerprokurori Çela ka propozuar futjen e një neni të tillë, i cili dukjet sedo të godasë ministra, deputetë, krerë bashkish, të cilët kanë pasuri sheikësh, por që nuk ka prova për afera korrupsioni.

Inicimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Penal, lidhur me: i) Shtimin e një neni “Pasurimi i paligjshëm”45 si vepër penale në përqasje me nenin 20 të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e ratifikuar me ligjin nr.9492/2006, me synim për të ulur korrupsionin e nëpunësve publik dhe për të luftuar informalitetin”, thuhej në propozimin e Olsian Çelës.

Ky propozim u injorua vazhdimisht, por Ministria e Drejtësisë duket se e ka pranuar këtë propozim dhe shpresojmë që të mos ndryshojë kur Kodi të shkojë në Parlament, pasi përgjithësisht deputetët i heqin ato nene që i cenojnë ata drejtpërdrejt. 

More posts