Qeveria e ndau mendjen më në fund… tregu i shitblerjeve do të zhbllokohet, por çmimet do të bien… siç mund të shpresonin blerësit! Kështu pritet të jetë panorama në tregun e shitblerjes së pronave, nën ndikimin e fushatës së rivlerësimit me 5 për qind.
Lajm i keq/ Tregu do të zhbllokohet, por çmimet e apartamenteve

“Mendojmë se do të kemi një zhbllokim të kërkesave… pavarësisht se kërkesat janë aty por shumëkush ka zgjeruar të mos e shesë pronën e tij në pritje të uljes së tatimit për rivlerësimin”, thotë për A2 CNN Dorentina Krraba, eksperte e pasurive të patundshme.
Në treg do të ketë më shumë lëvizje, më shumë oferta, dhe ndoshta më shumë mundësi për të gjetur pronën e duhur. Por sa për çmimin… mos prisni mrekulli.
“Nuk do të ulen çmimet. Pritshmëritë janë që të kemi një frenim të rritjes së çmimeve, por jo ulje të tyre në vijim”, thotë Krraba.
Nga nisma ligjore përfitojnë vetëm pallatet që kanë përfunduar dhe janë të regjistruara në hipotekë. Ndërtimet e reja, për momentin, mbeten jashtë skemës.