Një aktore, e famshme dikur, u shua pa asnjë zhurmë.
Bëni dua’, pa jetë në banesë për 9 muaj, historia e aktores së njohur që tronditi një komb

Trupi i Humaira Asghar Ali u gjet vetëm disa javë më parë në apartamentin e saj në Karachi, 10 muaj pas vdekjes.

Skena ishte e tmerrshme: trupi i saj në fazë të avancuar dekompozimi, apartamenti i heshtur, telefonat e fikur dhe qiraja e papaguar. Ishte pikërishë ankesa e pronarit që çoi në zbulimin e ngjarjes.
Humaira kishte humbur kontaktet me familjen. Askush nuk e kishte kërkuar. Askush nuk e kishte pyetur se ku ishte. Dhe kur u gjet, babai i saj refuzoi të merrte pjesë në funeral.
Pak para se të zhdukej, ajo kishte dërguar një audio ku thoshte se po shkonte në Umra, dhe i lutej miqve: “Më mbani në lutje, ju lutem.”