Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka dhënë statusin e bashkëpunëtores të drejtësisë, një prej personave më të besuar të Ajola Xoxës.
Të pakten 10 vite b*rg? Ja kush eshte FEMRA qe po i ben ‘gropen’ Erion Veliajt dhe gruas se tij

Bëhet fjalë për “trurin financiar” të kompanive të Xoxës, Adela Kondakciu, e cila po ashtu është në mesin e 30 të pandehurve të tjerë.
Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka rrëfyer me detaje skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave duke depozituar pranë organit të akuzës një sërë provat të reja të cilat rëndojnë pozitat e çiftit Veliaj-Xoxa.
Adela Kondakçiu ka punuar për një periudhë të gjatë kohore si financiere e Ajola Xoxës. Marrëdhënia e saj me këtë të fundit u ndërpre pasi me një “urdhër rrufe” u pushua nga puna pas pakënaqësive që kishte treguar sa i përket pagave.
Ajo u mor në pyetje nga prokurorët për herë të parë më 10 dhjetor të vitit të kaluar, vetëm disa ditë pasi agjentët e BKH-së së bashku me përfaqësues të SPAK “zbarkuan” në banesën e çiftit Veliaj-Xoxa, ku dhe bënë të mundur sekuestrimin e disa dokumentave si dhe telefonit të bashkëshortes së kryebashkiakut.