Ilir Beqaj ndodhet në spital prej datës 10 korrik ku po trajtohet për komplikacione serioze shëndetësore.
LAJM I FUNDIT/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqjas, çfarë po ndodh…

Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Durrësit, ku mori ndihmën e parë, ndërsa më pas u kthye në qeli. Situata e tij shëndetësore u përkeqësua, ndërsa mjekët në Durrës nuk arritën të përcaktojnë shkaqet konkrete të problemit. Për këtë arsye, Beqaj u transferua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhet aktualisht.
Sipas mjekëve, infeksioni në lëkurë kishte filluar të përhapej në gjithë trupin, ndërsa së fundmi pjesa sipërfaqësore është rikuperuar. Megjithatë, ai vazhdon të ketë komplikacione serioze me infeksionin e brendshëm dhe po merr trajtim mjekësor të specializuar.