Rebeka, transgjinorja që ushtron profesionin e eskortës prej disa vitesh, në një rrëfim për “Panorama.al” ka treguar për jetën e saj, klientët VIP e politikanë, si edhe dëshirën për të kryer transformimin nga djalë në vajzë, një operacion që kushton mbi 20 mijë euro për heqjen e organit gjenital.
VIDEO/ “S*ks me politikanë dhe klientë VIP! Paguajnë dyfishin”- Rrëfimi i transgjinores, eskorta 20-vjeçare habit:

Rebeka” ka rrëfyer se kryer marrëdhënie seksuale me shumë politikanë, duke shprehur se ata janë klientët më të rregullt dhe se kujdesen për mirëmbajtjen e saj.
“Siç unë dua të ruaj privatësinë time, ata duan privatësinë e tyre. Por shkoj me shumë politikanë, paguajnë dyfishin e njerëzve normal, vetëm që të ruajnë privatësinë e tyre. Janë klientët e mi më të rregullt, kujdesen për mirëmbajtjen time”, deklaroi ajo në intervistën për Panorama.al.
Rebeka tregoi se në mesin e klientëve të saj ka shumë klientë VIP, duke shtuar se “bëj sikur nuk i njoh”.
“Ka shumë VIP-a, por mua nuk më intereson. Siç ata bëjnë punën e tyre, edhe unë bëj punën time, bëj sikur nuk i njoh. Ata mbarojnë qejfin e tyre, unë marr lekët e mia, mbaroj punën time, nuk i njoh dhe s’më njohin”, u shpreh ajo.