Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në Cërrik, ku një 38-vjeçar, me iniciale M.M., është arrestuar nga policia pas akuzave për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Orë terrori brenda katër mureve – 38-vjeçari godet brutalisht të shoqen!

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, kur pas një debati, ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe më pas edhe fizike ndaj 29-vjeçares, në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Pavarësisht përpjekjeve të fëmijëve për ta ndalur, dhuna ka vijuar për disa minuta.
Gruaja arriti të largohet dhe të denoncojë ngjarjen në Komisariatin e Policisë së Cërrikut rreth orës 02:25 të mëngjesit. Menjëherë pas denoncimit, policia ka shoqëruar autorin, ndërsa ndaj viktimës është lëshuar urdhër mbrojtjeje.
Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.