Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve të tij.
M*kth në vend! Gruaja dh*nohet për orë të tëra nga bashkëshorti, në sy të fëmijëve

Shtetasi M.M., rreth mesnatës pas një debati me të shoqen, ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike për disa orë, si edhe e ka kërcënuar dhe fyer.
Më pas, ai e ka dhunuar fizikisht për disa minuta. Megjithë ndërhyrjen e fëmijëve të mitur, dhuna ndaj 29-vjeçares nuk është ndalur.
Ajo ka mundur të shpëtojë nga duart e tij dhe ka shkuar komisariatin e policisë së Cërrikut rreth orës 02:25 ku ka bërë denoncim për ngjarjen.
Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e bashkëshortit të saj, ndërsa për 29-vjeçaren është lëshuar urdhër mbrojtje.