Një video e tmerrshme ka dalë në rrjet pak orë pas ngjarjes së rëndë te kompleksit “Delijorgji” në Tiranë, ku pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj, u dhunua brutalisht mbrëmjen e djeshme.
“DEL VIDEOJA TRONDITËSE”/ Laert Kasaj i përgjakur pas sulmit tek “Delijorgji” – Në pamje shfaqet dhe një person në gjunjë që dyshohet të jetë vëllai i tij!

Në pamjet filmike që po shpërndahen me shpejtësi, Laerti duket i përgjakur, i veshur me një bluzë të grisur dhe me shenja dhune në trup. Pranë tij, në pozicion gjunjëzimi, shihet një tjetër person, që dyshohet të jetë vëllai i tij, Eraldi Kasaj – megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se autorët e sulmit janë pronarët e lokalit “Stockholm”, të cilët e kanë qëlluar Kasajn për shkak të një denoncimi që ky i fundit dyshohet se i ka bërë vetë kryeministrit Rama, lidhur me pushtimin e hapësirave publike nga lokalet e zonës.
🔴 Policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, ndërsa reagimi në rrjet është shpërthyes: qytetarët kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim të menjëhershëm për autorët e kësaj dhune brutale.
🩸📹 VIDEO E PLOTË – KUJDES: PAMJE TË RËNDA!