Një mysafire speciale…” – Luizi surprizohet në studio nga? (Foto)

Luiz Ejlli është rikthyer në studio për të regjistruar këngën e tij më të re, dhe si gjithmonë, emocionet janë të mëdha për fansat që presin me padurim projektin. Por këtë herë, surpriza nuk vjen vetëm nga muzika!

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Luizi ka ndarë një foto emocionuese ku shfaqet duke kënduar në mikrofon, e në përshkrim ai shkruan: “A special guest… Luna.”

Bëhet fjalë për vajzën e tij të vogël, Lunën, e cila ka qenë prezente gjatë regjistrimit – një prani që Luizi e ka quajtur “surprizë speciale”.

Ky moment prekës ka emocionuar ndjekësit e tij dhe ka rritur më shumë entuziazmin për këngën e re, ndërsa shumë fansa komentojnë se ndoshta Luna do të jetë frymëzimi i kësaj kënge të re që pritet të publikohet së shpejti.

More posts