Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklaruar se shpejtësia e hetimit të dosjes ndaj Erion Veliajt dhe dërgimi i tij për gjykim në një kohë të shkurtër, ngre pikëpyetje të mëdha.
I ka futur…Veliaj drejt marreveshjes se b*jshme, ja cfare i ka ‘premtuar’ Rama

Këlliçi u shpreh se, në qarqet politike flitet për një marrëveshje Rama-Velaij që ai të shkojë në gjyq dhe të japë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugë dhe zgjedhjeve
‘Shpejtësia me të cilën është hetuar dosja për Veliajn dhe do të çohet për hetim ditën e nesërme, nëse do të jetë kështu, në fakt ngre pikëpyetje të mëdha se, pse po çohet me urgjencë Erion Veliaj dhe kaq shpejt dhe po çohet dosja për gjykim.
A ka në lidhje kjo me zgjedhjet e pjesshme në tetor ku ‘motra’ e Erion Veliajt, Belinda Balluku se e ka thënë vetë se, e kam motër, dhe pikërisht edhe për favorizuar, Edi Rama i ka vënë ‘motrën’ si mbikëqyrse të perfomancës në Bashkinë e Tiranës dhe heshtjen e Veliajt e interpretoj apo në qarqe politike, diskutohet për një marrëveshje mes tij dhe Edi Ramës që ai pas komunikimeve të akuzës, do të japë dorëheqjen në këmbim të zbutjes së së masës së sigurisë ndaj tij, ose në arrest shtëpie, apo detyrim paraqitje.