125 milionë shikime… dhe një martesë në krizë.
“Nuk foli, por tha gjithçka” – Reagimi i heshtur i bashkëshortes së Andy Byron shpërthen rrjetin.

Pas skandalit viral që tronditi kompaninë Astronomer, ku ish-CEO Andy Byron u kap në “Kiss Cam” në një koncert të Coldplay duke u përqafuar ngrohtësisht me drejtoreshën e HR-it, Kristin Cabot, bashkëshortja e tij, Megan Kerrigan Byron, ka marrë një vendim të prerë.
Ajo është larguar nga vila e tyre 2.4 milionë dollarëshe në Northborough, Massachusetts, dhe është zhvendosur në Kennebunk, Maine – një destinacion i qetë dhe diskret, rreth 170 km larg nga vëmendja publike që shpërtheu pas “ColdplayGate”.
Edhe pse Megan nuk ka dhënë asnjë deklaratë, gjestet e saj në rrjete sociale flasin vetë. Ajo hoqi mbiemrin “Byron” nga Facebook, dhe më pas çaktivizoi plotësisht llogarinë. Më parë, profili i saj ishte një pasqyrë e jetës së familjes – plot me foto nga pushimet, përvjetorët dhe dy djemtë që ka me Andy-n.
Burime pranë familjes kanë treguar për Daily Mail se Megan është aktualisht në shoqërinë mbështetëse të motrës së saj, Maura, ndërsa përpiqet të ruajë qetësinë në një periudhë shumë të vështirë.