“MASAKË NË TIRANË”/ Pronari i “Tokyo” përfundon në spital pas një rrahjeje brutale – Dyshohet se e dhunuan për një mesazh që i çoi Ramës!

Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Pronari i njohur i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj, është dhunuar në mënyrë brutale dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Burime për JOQ Albania raportojnë se autorët e dyshuar janë pikërisht pronarët e barit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit, dhe motivi i sulmit dyshohet të jetë një denoncim i bërë nga Kasaj drejtpërdrejt te kryeministri Rama, për zaptimin e hapësirave publike me tenda nga lokalet përreth.

Sipas dëshmive, policia ka ndërhyrë vetëm pasi sherri kishte ndodhur, ndërsa viktima është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

🔴 Ende asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për incidentin që po trondit rrjetin.

👉 A po ndëshkohet zëri i lirë dhe denoncimi qytetar në Shqipëri?

More posts