Një krizë shëndetësore po shpërthen mes fëmijëve shqiptarë – dhe fajtorë janë pijet energjike! Mjekët kardiopediatër po japin alarmin e kuq për rritjen drastike të rasteve me probleme serioze në zemër, edhe tek fëmijët e vegjël.
9-vjeçarët me probleme në zemër?! Mjekët zbulojnë arsyen shokuese!

Dr. Numila Kuneshka, shefe e Kardiologjisë Pediatrike në QSUT, thotë:
“Fëmijët nga 9-10 vjeç po shfaqin takikardi, dhimbje gjoksi, madje dhe kriza epileptike. Kemi edhe raste të shtuara në spital.”
Sipas mjekes, këto pije janë bomba për trupin e fëmijëve, përmbajnë më shumë kafeinë se vetë kafeja, përveç sheqerit të lartë që rrit rrezikun për obezitet, diabet dhe prishje të dhëmbëve.
Më e rënda? Dëmet që shkaktojnë janë të përhershme dhe ndodhin pa asnjë paralajmërim.
Apeli i mjekëve është i qartë: