Gjesti ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale me një video që është kthyer në temë humori. Reperi u shfaq duke bërë drift në një zonë me rërë dhe tokë të thatë, me një makinë të tipit sportiv pa xhama dhe tërësisht të hapur – por nuk shkoi gjithçka sipas planit.
Duke bërë drift si në shkretëtirë, Gjesti pëson incidentin që nuk e priste! (VIDEO)

Në mes të xhirove të plota, pluhuri i ngritur nga goma pushtoi makinën dhe i hyri në sy, duke e detyruar të ndalonte menjëherë. Në video, ai shihet duke fërkuar sytë dhe duke u përpjekur të shpëtojë nga pluhuri, ndërsa komenton me humor:
Tu e lujt Arabin n’Çakllavic”
Pamjet janë bërë virale, me ndjekës që kanë shpërthyer në të qeshura, ndërsa disa i kanë kujtuar: “Herën tjetër merr syze plazhi!”
Gjesti nuk e ka marrë aspak seriozisht incidentin – përkundrazi, ai ka publikuar vetë momentet dhe ka shtuar disa emoji që tregojnë se nuk i mungon sensi i humorit, edhe kur i shkon rëra në sy!