Profesori i blinduar që do të rrëzojë Ramën: “Turqit i nxorën gjyshërit, unë do nxjerr tradhtarët!”

Pëllumb Pilinçi në Kosovë: “Unë do ta ribashkoj Shqipërinë – As fe, as parti nuk më ndal!”

Pas zhurmës mediatike që ngriti me vizitën e tij në Theth, ku u shfaq i shoqëruar nga bodyguardë të armatosur dhe bëri thirrje për mbrojtjen e territorit nga fadromat e qeverisë, profesori shqiptaro-amerikan Pëllumb Pilinçi ka zbritur në Kosovë – dhe me të njëjtin stil: i “blinduar” dhe me retorikë të zjarrtë patriotike.

Në një takim të mbajtur përballë qytetarëve dhe disa figurave lokale, Pilinçi u shpreh me tone të forta nacionaliste:

“Nuk ka fe, as parti që ndal ribashkimin. Erdhi dita juaj! 100 vjet kemi luftuar njëri-tjetrin, tani është koha për të marrë në dorë fatin tonë.”

Ai akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “antishqiptar” dhe “shqipfolës që heq Skënderbeun kur vjen një turk në Shqipëri”. Më tej, ai e cilësoi Kosovën si “krahinë shqiptare” dhe u zotua se me ardhjen e tij në pushtet, “e gjithë bota do t’i përulet Shqipërisë, sepse shqiptarët kanë krijuar botën.”

Në këtë dalje publike, njësoj si në Theth, Pilinçi nuk hoqi dorë nga spektakli i forcës, duke u shfaqur i rrethuar nga truproja të shumtë dhe duke evokuar imazhin e një lideri të vendosur për “çlirim kombëtar”.

Për shumëkënd, deklaratat e tij duken si retorikë bombastike, por për të tjerë, ato përfaqësojnë zhgënjimin e thellë ndaj elitës aktuale politike, që e ka humbur lidhjen me realitetin e qytetarëve.

More posts