Keni bërë ushtri socialiste të shtetit”/ Rama replika me ndjekësit, thumbon Bashën: O Lul ku je më artist, U bë kohë që s’të shoh

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka rikthyer mëngjesin e kësaj të hëne rubrikën “Sy m’Sy” ku në një lidhje live nga rrjetet sociale iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët.

Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste. Fillo me ujin e pijshëm në gjithë vendin se jemi në kohën e Zogut”, ishte një nga mesazhet që kreu i qeverisë iu përgjigj.

“Nëse ka një gjë që kemi bërë, jemi krenar për këtë është që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit. Po të mos kishim bërë ndryshme, padiskutim me të gjitha të metat e veta, nuk do ishim në kushtet e negociatave me BE.

Askush nuk ka arsye të mendojnë për shumë të paktit që kuturisen të ndërtojnë pa leje, nuk janë ata pa të ardhura që kuturisen të ndërtojnë pa leje. Unë dhe ne jemi këtu për të menduar për shumicën dërrmuese, që nuk ndërtojnë pa leje dhe kërkojnë fundin e këtij fenomeni.

O Lul ku je më artist u bë kohë që nuk të shoh, nuk më ndoqe që nuk më ndoqe, mbete tek 7 * 7, eh mër Lul”, shprehet Rama.

More posts