Komisioneri i Drejtësisë në Bashkimin Europian, Michael McGrath, ka ngritur alarmin për rreziqet që paraqesin disa produkte të shitura në platformat kineze Shein dhe Temu, duke paralajmëruar masa të forta për mbrojtjen e konsumatorëve europianë.
BE bllokon blerjet nga TEMU?! Ja cfare do ndodhe ne Shqiperi

Sipas mediave të huaja, disa prej produkteve të shitura përmes këtyre platformave rezultojnë të jenë në shkelje të hapur të ligjeve të BE-së, dhe në shumë raste përbëjnë rrezik real për shëndetin, sidomos për fëmijët.
Rastet më shqetësuese përfshijnë qetësues për foshnja me rruaza që mund të shkëputen lehtësisht, duke rritur rrezikun për mbytje; rroba për fëmijë që përmbajnë kimikate të ndaluara, syze dielli pa mbrojtje UV dhe produkte kozmetike me përbërës të rrezikshëm që dëmtojnë fertilitetin.
McGrath paralajmëron se do të përforcohet kontrolli ndaj platformave të shitjes online, ndërkohë që propozohet heqja e kufirit doganor prej 150 euro dhe vendosja e tarifave për çdo pako që hyn në BE, pavarësisht vlerës së saj.
Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të frenuar rrjedhën e pakontrolluar të mallrave të rrezikshme dhe për të mbrojtur tregun europian nga konkurrenca e padrejtë.